Life Style

Nuk do ta besoni sa para hidhen në shatërvanin e Romës nga turistët

Nëse keni vizituar ndonjëherë Romën keni mundur ta shihni edhe shatërvanin  e famshëm Di Trevi të kryeqytetit italian, ku turistët hedhin monedha në këmbim të një ‘dëshire’.

Çdo vit, rreth 1.5 milion euro përfundojnë në shatërvanin e këtij monumenti spektakolar që daton nga shekulli i 18-të.

Po ku shkojnë këto para?

Disa herë në vit, autoritetet italiane dërgojnë një ekip të posaçëm për të mbledhur këto para. Me metoda të shumta, ata i nxjerrin këto para dhe pastaj i vendosin në qese me vëzhgimin e policisë.

Paratë e mbledhura nga Di Trevi dhurohen më pas për një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit në nevojë. Këto të holla kanë qenë shtysë e madhe për organizatën dhe përbëjnë 15 për qind të buxhetit vjetor.

Grupi gjithashtu financon aktivitete të tjera bamirëse, përfshirë edhe financimin e strehimoreve.

Por, pse i hedhin?

Legjenda thotë se në rast se hidhni para me dorën e djathtë mbi supin e majtë, atëherë do të keni fat dhe një ditë do të ktheheni në Romë

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button