“Traumat që kaloi nga divorci i prindërve”, Elton Ilirjani: Djali i Parashqevisë është marrë me polici nga i ati
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga momenti prekës, ku këngëtarja Parashqevi Simaku u takua me djalin e saj pas 15-vitesh. Elton Ilirjani tregoi momentin kur ata të dy u takuan në hotelin ku qëndronte diva e muzikës, ndërsa tregoi edhe se djali ishte i trembur. Ai tha se divorci mes saj dhe Robert ka qenë një pjesë shumë e vështirë dhe se djalin e ka marrë me polici i ati, pas vendimit të gjykatës.
“Në fillim kishte frikë të hiqte mbulimin e fytyrës dhe i thashë që është e pamundur ta takosh me fytyrë të mbuluar se ajo nuk do të të njohë dhe m’u desh një orë ta bind. Ndoshta mbante mend dhe dramat dhe përplasjet që kanë pasur kur ishte 5 vjeç, sepse Roberti më tha që e kishte marrë me polici sepse nuk ishte as me nënë as me babanë, por në një vend tjetër. Djali ka qenë më vete në momentin deri sa është marrë vendimi i gjykatës. Është hera e parë ndoshta shumë e rrallë që një gjyqtare grua t’i heqë të drejtën nënës për fëmijën. Kam informacione të trishta se përse është marrë ky vendim. Do doja të konsultohesha me të dhe institucione të tjera për t’i ndarë. Djali ishte i traumatizuar dhe më kërkoi që asnjë video dhe foto nuk do merrte imazhin e fytyrës së tij madje as në profil. Ai nuk donte që të ishte i famshëm. Takimi ishte në fillim mbi gjemba, kishte emocion shumë. Parashqevia u ngrit në këmbë, ajo e kontrollon veten, është një grua e fortë dhe nuk qan kollaj, por ajo pati një emocion. Ndoshta nuk pati një emocion tipik shqiptar, por ajo është një nënë artiste, atipike, unë nuk prisja që të reagonte ndryshe, madje u surprizova që ajo i tha ‘shpirt i nënës’ dhe ai që i vuri kokën…Derisa djali ka mbushur 18 vjeç ka pasur një vendim që ajo nuk duhej t’i afrohej djalit, pas moshës 18 vjeç, duke pasur parasysh edhe të gjithë historikun që kishte ndodhur, furtuna, humbja e nënës për një kohë të gjatë, janë shumë faktorë që e bënin të pamundur takimin mes tyre. Duhet theksuar që djali e kishte humbur totalisht imazhin e nënës së tij, nuk e njihte fare”,-rrëfeu ai në ‘Top Story’.
Parashqevi Simaku ishte zhdukur prej vitesh. Figura e këngëtares së njohur u rikthye sërish në vëmendjen e publikut pasi një video e transmetuar nga televizioni amerikan “Abc 7”. Në pamjet e rrjeteve sociale shfaqej, Parashqevi Simaku, e cila merrte ndihma si e pastrehë. Por ajo u gjet nga biznesmeni Ilirjani, i cili po kujdeset për të.