Life Style

“Nuk thuhet ka qenë gruaja e fistekut”/ Egla Ceno reflekton mbi 2024-ën e saj

Fituesja e “BBVA3”, Egla Ceno ka ndarë në rrjetet sociale mirënjohjen e saj për vitin që kaloi i cili shënon një rrugëtim të jashtëzakonshëm.

Eksperienca në Big Brother e bëri të shpalosej në të gjitha dimensionet e saj. Egla shpreh krenari për mbiemrin e saj i cili është kthyer në një slogan force për të folur për çështje që janë tabu, por duhet të fliten.

Jam mirënjohëse për 2024-ën time. Nëse do më duhej ta ribëja, nuk do ndryshoja asnjë presje

Jam e lumtur sepse tani kur thuhet Ceno flitet për një grua që nuk ka fëmijë dhe kjo në shoqërinë tonë dënohet, konsiderohet si defekt. Nuk është defekt por të paktën tani flitet dhe duhet të flitet. Grua lind, nuk të bën mëmësia. Mëmësia është bekim, jo kusht i imponuar. T’i rëndosh një gruaje mungesën e mëmësisë është kriminale, primitive dhe ligësi.

Jam e lumtur sepse kur thuhet Ceno flitet për një grua që nuk e mbajti më brenda vetes peshën e ngacmimit verbal seksual për një vend pune; të paktën tani mund të flitet dhe DUHET të flitet. Gjithkush që bën diçka të tillë nuk mund dhe nuk duhet të flejë rehat.

Jam e lumtur sepse kur thuhet Ceno nuk thuhet kjo grua ka burrë filanin, ka qenë gruaja e fistekut; thuhet kjo grua nuk ka bërë kompromise për t’ia dalë.

Jam e lumtur sepse kur thuhet Ceno flitet për një grua që kujdeset për nënën e ve dhe kjo zakonisht në mentalitetin tonë është ‘detyrë burrash’, ja që nuk është kështu.

Kjo është logjika ime në mbrojtje të gjinisë time. Kauzat nuk përqafohen me buzëkuq e xixa, edhe pse ato kanë lezetin e tyre. Gëzuar, mirënjohje./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button