Bota

Prodhuesi i gomave Continental do të shkurtojë 7150 vende pune teksa kalon te automjete elektrike

Continental do të shkurtojë 7150 vende pune në mbarë botën deri në vitin 2025, ndërsa nis rrugën e vështirë të kalimit te automjetet elektrike.

Megjithëse grupi është më i njohur si prodhues gomash, ai furnizon prodhuesit e automjeteve me një gamë të gjerë komponentësh nga fenerët deri te frenat. Ajo është përpjekur të ripozicionohet si një furnizues softuerësh për automjetet elektrike, duke zhvilluar sisteme autonome drejtimi, ndërsa ka mbyllur disa fabrika që prodhojnë pjesë për automjete me benzinë dhe naftë.

Ai tha se do të mbyllte 1750 vende pune në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit. Kjo, tha ai, do ta ndihmonte atë të “rriste efikasitetin” duke reduktuar numrin e vendndodhjeve ku zhvillon produkte, nga 82 ekzistuese, dhe do ta lejonte atë të përqendrohet në “zonat premtuese të rritjes”.

Ndërkohë, ajo do të humbasë gjithashtu rreth 5400 poste si pjesë e një programi të shpallur më parë për uljen e kostove që synon të kursejë grupin 400 milion € deri në vitin 2025.

Megjithatë, një zëdhënës i kompanisë tha se do të kishte “ndikim shumë të vogël” në Mbretërinë e Bashkuar.

Continental, që aktualisht ka punësuar rreth 200,000 njerëz në mbarë botën, njoftoi planin në nëntor pa dhënë një shifër të saktë për numrin e vendeve të punës që do të shkurtohen.

Shefi i automobilave të Continental, Philipp von Hirschheydt tha: “Ne jemi të vetëdijshëm për ndikimin tek punonjësit tanë dhe do të bëjmë gjithçka që të mundemi për të gjetur zgjidhje të mira e të përshtatshme (për punonjësit).

Ai tha se shkurtimet do të lejojnë Continental të “përqendrojë burimet tona edhe më shumë në teknologjitë e ardhshme për automjetet me softuerë”.

Industria gjermane e makinave është përballur me probleme teksa tranzicioni drejt automjeteve elektrike po rritet, pas dekadash duke u mbështetur në automjetet me lëndë djegëse fosile për fitimet e tyre.

Continental dhe rivalët Robert Bosch dhe ZF Friedrichshafen po përgatiten për prodhimin e makinave “muted” këtë vit mes një ngadalësimi të kërkesës për automjetet elektrike.syri

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button