Life Style

“E kam kërkuar pafund”, Pirro Çako rrëfen miqësinë me Parashqevi Simakun: E ftoj të bëjmë përsëri këngë bashkë

Këngëtari i njohur Pirro Çako ka rrëfyer bashkëpunimin me Parashqevi Simakun në vitin 1988 për këngën “E duam lumturinë”.

Pas suksesit të arritur në atë vit, Pirro Çako u shpreh se sërish ka tentuar ta kontaktojë këngëtaren, por pa sukses. Tashmë që Parashqevi Simaku është gjetur, Çako kërkoi publikisht një bashkëpunim me artisten disa dekada më pas.

“Jam përpjekur gjithmonë ta kontaktoj Parashqevinë. I kam shkruar, kam kërkuar. Kisha dëshirë të rrija me të, të diskutonim, që pas shumë vitesh të kujtonim të kaluarën. Por nuk e pata këtë mundësi sepse nuk mu përgjigj asnjëherë. U gëzova shumë që ajo u rishfaq dhe shpresoj që tani gjërat të shkojnë mirë për të. Do të ishte një gjë shumë e bukur që Parashqevia të bënte një performancë, të bënim diçka bashkë nëse ajo do të vendosë vetë”, tha artisti për “TCH”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button