Mos harroni çadrën! Vranësira të dendura dhe reshje shiu, parashikimi i moti për sot
Për ditën e sotme pritet kalimi i një fronti të ftohtë mbi vendin tonë shoqëruar me masa ajrore të lagështa dhe të ftohta. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe reshje shiu me intensitet mesatar për pjesën më të madhe të ditës në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonën e Alpeve, verilindje dhe juglindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet mesatar ndërsa lokalisht dhe në relievet e larta malore reshje të dendura dëbore. Përgjatë orëve të pasdites në zonën e veriut dhe jug reshjet e dëborës zbresin deri në lartësitë kodrinore por me intensitet të ulët.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 13 °C,
në vendet e ulëta: 4 / 12 °C,
në vendet malore: -4 / 4 °C.