Lajme

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Libonik.

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Libonik.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se një mjet ka dalë nga rruga,është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe ka përfunduar në parcelë në anë të rrugës.

Përplasja e fortë ka shkaktuar lëndime për tre personat që ndodheshin në automjet. Fatmirësisht, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa u është dhënë ndihma mjekësore e nevojshme.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se humbja e kontrollit mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë ose kushtet e rrugës, por hetimet po vijojnë për të sqaruar çdo detaj.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në këtë aks rrugor, i cili shpeshherë është bërë vatër e aksidenteve për shkak të shpejtësisë dhe mungesës së vëmendjes nga drejtuesit e automjeteve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button