Life Style

Kompozitori i njohur tregon historinë me Parashqevi Simakut kur ishim në zbor

David Tukiçi, kompozitori i njohur, ka folur në një intervistë për News24 për Parashqevi Simakun dhe lidhjen e tij me talentin e saj. Tukiçi tha se ai ishte i pari që e zbuloi talentin e Parashqevisë kur ajo ishte pjesë e zborit në Kavajë, pas mbarimit të shkollës së lartë.

Sipas tij, Parashqevi ishte shumë e re dhe një vajzë simpatike në atë kohë. Më pas, ai tregon se ka punuar në RTSH, ku propozoi që Parashqevi të këndonte dhe ajo mori pjesë në festival, duke lënë një gjurmë të thellë dhe duke u nderuar me çmime për performancën e saj.

David Tukiçi: Parashqivi Simaku ka qenë një talent, që e kam zbuluar në vitet 1980. Pasi mbarova shkollën e lartë për kompozitor, më caktuan të bëj zborin në Kavajë. Simaku ishte një vajzë që kishte talent bio, ishte tepër e re.


E zbulova Parashqevi Simakun si talent. Ishte një vajzë shumë e brishtë, simpatike. Unë kompozova një këngë atje dhe e këndova në duet me Parashqevinë. Isha i pari që e aktivizova. Unë punova më vonë në RTSH dhe atje e propozova që të këndonte dhe ajo këndoi dhe mbeti në memorien e shqiptarëve.

Më tej nuk e kam parë më. E pashë videon tani. Traumat e jetës e plagosin njeriun. Por unë mendoj se Parashqevia mund ta marrë veten. Nëse ndihmohet nga shteti, mund ta marrë veten patjetër, për të qenë Parashqevia që ka qenë dikur

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button