Lajme
Plagosi shokun e klasës brenda në shkollë, del para gjykatës 17-vjeçari
Adoleshenti, i cili mëngjesin e së premtes plagosi shokun e klasës brenda ambienteve të shkollës “Mustafa Hoxha” në Cakran, ka mbërritur në ambientet e gjykatës.
Ai pritet të njihet me masën e sigurisë pasi dy ditë më parë u vu në pranga për vrasje me dashje të mbetur në tentativë.
Sipas dëshmisë së të plagosurit, konflikti ka nisur një muaj më parë pas postimit të disa fotove në rrjetet sociale.
Ndërsa autori pritet që në dëshminë e sotme të hedhë më shumë dritë mbi këtë ngjarje të rëndë që tronditi mbarë opinionin publik.