Lajme

14-vjeçari fshehu pistoletën me 130 fishekë afër banesës, arrestohet

Gjatë dy javëve të fundit, dhjetëra prindër dhe mësues në Vlorë kanë ndarë shqetësime dhe informacione me Policinë e Shtetit lidhur me sigurinë e fëmijëve të moshës 12-18 vjeç.

Një rast konkret përfshinte një 14-vjeçar, i cili mbante të fshehur një pistoletë me 130 fishekë në një motomjet pranë banesës. 

Policia e Vlorës ndërhyri falë bashkëpunimit me prindërit, psikologët dhe punonjësit socialë.

Adoleshenti u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe hetimet vazhdojnë për identifikimin e personit që i dha armën./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button