Lajme

KRIMI “ULET” NË BANKAT E MËSIMIT/ Sherr mes nxënësve në Fier, plagoset 17-vjeçari brenda shkollës

Shkollat shqiptare duket sikur janë kthyer në strehë të krimit të të rinjve shqiptarë.

Pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së 14vjeccarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, konflikti i dhunshëm raportohet tashmë nga policia e Fierit.

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button