Bota
Shkencëtarët: Vera e ardhshme, do të jetë e treta më e nxehta në histori
Ndonëse jemi në prag të dimrit, shkencëtarët kanë paralajmëruar për temperaturat e larta për vitin e ardhshëm.
Siç raporton Sky News, temperatura mesatare globale e vitit të ardhshëm ka të ngjarë të jetë e treta më e larta në rekord, pas vitit 2024 në vendin e parë dhe 2023 në vendin e dytë, tha ‘Met Office‘, agjenci qeveritare për parashikimin e motit në Britani të Madhe.
Viti i ardhshëm pritet të jetë të paktën 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se koha para-industriale, përpara se njerëzit të fillonin djegien e lëndëve djegëse fosile.
Met Office’ tha se kjo po ndodh për shkak të ndryshimit klimatik.