“Me proteina ALIENE” Edvin Prifti: Vaksinat u modifikuan gjenetikisht, thyen konventat ndërkombëtare
Mjeku i njohur Edvin Prifti është kthyer të flasë për vaksinat ndaj Coronavirusit. Sipas tij të gjitha kanë proteina “aliene”.
I ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, mjeku Prifti tha se te vaksinat janë modifikuar gjenetikisht nga specie të tjera.
Pjesë nga biseda:
Prifti: Vaksinat të cilat u ideuan, nuk janë vaksina, kanë një emër tjetër. Ky emri tjetër ka qenë dhë në sitin e FDE, fillimisht kanë patur emrin terapi gjenetike. Pasuria më e madhe e planetit janë kodet gjenetike të specieve. Natyra ka krijuar sisteme për mbrojtjen dhe për mbijetesën e këtyre kodeve. Ka krijuar natyra të jashtëzakonshme për ta mbrojtur. Njeriu ka kaluar edhe natyrën. Ky është momenti që të jemi shumë të kujdesshëm që këto kode të mbeten kështu siç janë. Në momentin që ne përdorim këto produketet, ka shumë terapi të tjera. Tani po mendohet të përdoren vaksinat për tumorin e mushkërisë, mund të jenë shuëm të mira por duhen provuar. Të gjitha vaksinat ishin vaksina që kishin të bënim me futjen e një komponenti gjenetik të Covid i cili konglomeroi me kodin tonë gjenetik dhe që e kthente organizmin e njeriut në një makineri për të prodhuar proteinë SPIKE, e cikla krijon imunitetitn që presupozohej. Kjo është si ta kapësh veshin e majtë me dorën e djathtë. Pyetja është po pse nuk fusim në organoizëm proteinën SPIKE dhe shohim nëse organizmi reagon. Ka shumë vaksina që u prodhuan në këtë mënyrë. Vaksinat që u prodhuan në Kubë.
Borakaj: U përdorën?
Prifti: Po u përdorën masivisht. Ka argumenta të tillë për tu diskutuar. Mbase nëse do injektohej vetëm si proteinë mund të mos kishte efekt, por këto duhen debatuar, jo i miraton pa asnjë lloj debati dhe thua çdo lloj preparati është i pavlerë, pasi vetëm në këtë mënyrë ti mund të merrje konfirmimin nga OBSH dhe agjensi të tjera për të aplikuar vaksinën te njeriu. Nëse do kishte dhe një preparat që të ishte efikas ato nuk do lejoheshin. Ato u lejuan duke aplikuar vetëm një artikull emergjence. Aplikimi i këtyre është akoma edhe më i rëndë, sepse në konventat europiane mbi studimet gjenetike u ndaluan kodet gjenetike si dhe klonimi i njeriut. Kjo konventë ka një nen që është neni 7 i cili ndalon në mënyrë eksplicite modifikimet, thotë teksualisht kështu: Nuk mundet të shtohen në kodin gjenetik njerëzor material gjenetik i cili prodhon proteina aliene që do të thotë proteina jo të species tonë siç është koronavirusi apo të tjera. Vaksina prodhon një proteinë që i shtohet trupit tonë, që nuk ëhstë proteinë e njeriut, është proteinë aliene, proteinë e huaj.