Pitoni gjigant del pas përmbytjeve në Tajlandë
Një gjarpër i madh Piton është parë të dal nga ujërat në Tajlandë, e cila u përfshi nga përmbytjet.
Nuk është e qartë nëse kafsha ishte gjallë apo kishte ngordhur, por duke pasur parasysh madhësinë e saj dhe stomakun e fryrë, kafsha mund të ketë ngrënë më parë një qen ose ndonjë pulë.
Sipas La Repubblica, Emanuele Biggin, natyraliste dhe eksperte zvarranikësh tregoi se çfarë mund të kuptohet nga pamjet e publikuara nga pit”Është një piton me rrjetë. Duke folur për këtë kafshë të pranishme në Azinë Juglindore do të thosha një ekzemplar i madh. Ajo që mund të shihni në majë është barku i tij, shkruan shqiptarja. Koka është nën ujë, barku është zgjeruar, por në vend që të fryhet nga uji, siç mund të ndodhë, duket se ka gëlltitur një kafshë tjetër pak para se të vdesë. Në disa momente ajo gjithashtu duket se lëviz përsëri’, tha ajo.
Tajlanda u përfshi nga përmbytjet ditët e fundit, ku mijëra njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë dhe të paktën 33 persona kanë vdekur. Ndër provincat më të prekura janë Pattani, Narathiwat, Songkhla dhe Yalaoni.
/LIVING