Vendi

Parashikimi i motit për sot, vranësira të dendura dhe reshje shiu

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell.

Pas orëve të mesditës mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin.

Pas orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët që nisin fillimisht përgjatë ultësirës perëndimore dhe më pas gradualisht shtrihen në të gjithë territorin.

Në orët e pasdites reshje shiu me intensitet mesatar në të gjithë territorin ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore në periudha afatshkurtra dhe lokalisht reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të pasdites reshje shiu të herëpashershme me intensitet kryesisht të ulët dhe në mënyrë lokale deri mesatar.

Në orët e pasdites dhe mbrëmjes në zonën e Alpeve dhe në verilindje në lartësitë mbi 600-700 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar.

Në zonën e juglindjes reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar në lartësitë mbi 700-800 metër.

Mjegull e dendur / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut dhe dëborës.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 4-12 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare si dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14-22 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 4-6 ballë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button