Life Style

Nëna 68-vjeçare e Kim Kardashian s’i ndahet ndërhyrjeve, habit me pamjen e re

Kris Jenner, nëna e famshme e klanit Kardashian-Jenner, është bërë sërish qendër e vëmendjes në rrjetet sociale pas disa fotove të reja të publikuara nga stilisti i flokëve Chris Appleton.

Në imazhet e publikuara, 68-vjeçarja shfaqet me stile të ndryshme flokësh, herë me topuz elegant, herë me flokë të lëshuara pas dhe një tjetër me onde të lehta. Ajo mban veshur një fustan të zi prej kadifeje, por vëmendja kryesore u përqendrua në fytyrën e saj, e cila duket ndjeshëm e ndryshuar.

Komentet nuk kanë munguar, shumica duke e akuzuar për përdorim të tepruar të ndërhyrjeve kozmetike. “Ajo duket sikur ka bërë një transplant fytyre”, shkroi një ndjekës. Të tjerë shtuan: “Shumë mbushës, shumë botoks, duket e panatyrshme”, apo “Flokët janë fantastikë, por ndoshta është koha të ndalojë operacionet dhe filtrat”.

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button