Rrëfeu ndarjen nga Besi, Xhensila reagon pas komenteve: Askush nuk është perfekt!
Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha te podcast-i i Arbana Osmanin. Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.
“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm”, shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.
Këngëtarja falenderoi gjithashtu moderatoren Arbana Osmani dhe regjisorin Eduart Grishaj për mundësinë për t’u shfaqur në një mënyrë më të hapur dhe autentike:
“Faleminderit @arbanao & @eduartgrishaj për ftesën, me krijuat hapësirën të prezantoja Xhensilën si kurrë më parë, me të mirat dhe defektet që ka. Askush nuk është perfekt”, shkruan Xhensila.
Në fund, ajo përcolli një mesazh për të gjithë ndjekësit e saj, duke kujtuar se askush nuk është perfekt, por gjithmonë ka hapësirë për përmirësim./Pamfleti