Lajme

“Shteti nuk ekziston”/ Apeli i avokatit: Të ndihmojmë 39-vjeçarin që vuan nga kanceri

Avokati Elton Laska, në një postim në Facebook, ka bërë apelin për ndihmë të një babai të dy vajzave, i cili vuan nga sëmundja e kancerit.

Laska shkruan se miliona euro shkojnë çdo vit për PPP-të korruptive, me mijëra shqiptar detyrohen të kurohen jashtë vendit, duke i ekspozuar familjet përballë shpenzimeve të papërballueshme për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Më tej avokati shkruan se i sëmuri Besmit Peci, duhet të kryejë në Greqi një ndërkyrje kirurgjikale që kushon 70 mijë euro, dhe se familja e tij ka hapur një llogari në Gofundme, ku kërkohet ndihma e qytetarëve që babai i dy vajzave të kryej operacionin që do t’i shpëjtojë jetën.

Postimi i avokatit:

Babai i dy vajzave të mitura në luftë për jetën, familja e tij apel për ndihmë për kurimin jashtë vendit!

Ndërkohë që miliona euro shkojnë çdo vit për PPP-të korruptive, me mijëra shqiptar detyrohen të kurohen jashtë vendit, duke i ekspozuar familjet përballë shpenzimeve të papërballueshme për të mbajtur në jetë familjarët e tyre.

Besmir Peci 39 vjeç baba i dy fëmijëve të mitur prej 6 muajsh po lufton për jetën pasi është diagonistikuar me kancer në stomak, që tashmë është në fazë të avancuar.

39 vjeçari po kurohet në një spital të Greqisë, teksa bashkëshortja e tij Xhensila Peci apelon për ndihmë pasi kostot e ndërhyrjeve kirurgjikale shkojnë deri në 70 mijë euro.

Apeli i saj shkon për çdo qytetar (se shteti nuk ekziston) ose organizata që mundet të kontribuojë për të mbajtur në jetë 39 vjeçarin, babain e dy vajzave të mitura.

Familja për këdo që mundet të kontribuojë ka vënë në dispozicion llogarinë në gofundme.

https://www.gofundme.com/f/ndihme-per-shpenzime-mjekesore/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button