Përpihet nga flakët banesa në Shkodër, ndërron jetë 80-vjeçari
Ka humbur jetën i moshuari që mbeti i bllokuar brenda banesës së tij, që iu përfshi nga zjarri në fshatin Shtoj i Shkodrës.
Mësohet se viktima është shtetasi Gjek Prroni, rreth 80 vjeç, i cili mbeti i bllokuar brenda banesës dhe është asfiksuar nga tymi.
I moshuari jetonte i vetëm në banesë, teksa zjarri në banesë dyshohet se ka rënë aksidentalisht.
Ndërkohë, forcat zjarrfilëse që mbërritën në vendin e ngjarjes arritën që t’i vinin nën kontroll flakët dhe i kanë shuar ato.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.
Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.