Rama e shpalli investitor strategjik, perla e Gaz Pajës: Mu lutën vetë banorët e Dhërmiut të investoja
Statusi i “Investitorit Strategjik” në vendin tonë, u përdor dhe po përdoret fort nga qeveria për të shpërblyer besnikët e saj. Edhe pse qëllimi ishte të nxiste investimet e huaja, në fakt na dolën investitorë njerëz të krimit dhe njerëz të artit. Një ndër ta është dhe aktori gaz Paja, i cili ka marrë qyl tokë në bregdet.
Aktori ka folur për herë të parë mbi këtë gjë dhe justifkimi tij ishte brilant. I ftuar në podkastin “Garage Lock” ai tha se i janë lutur vetë banorët e Dhërmiut të investojë aty.
“Investitori strategjik ka të bëjë me një situatë që unë nuk i rashë në qafë shtetit si çdo qytetar i republikës. Mu dha mundësia që me disa banorë të Dhërmiut të gjeja disa toka, kërkova ndihmën e disa miqëve të mi privatë që t’i futeshim kësaj gjëje. Investitorin nuk e kam marrë unë por kompanitë që plotësonin kushtet që kishte vënë qeveria.
Jo më kot, në Tiranë sot paguan 8+1% taksën e shtetit çdo ndërtues për të klasifikuar se cili ndërtues është më i zoti. Pra nuk i kam bërë unë, por kam thënë kam një tokë, “do të vish ta marrësh?”, nëse ai merr 9 lekë, unë marr 1. Sepse nuk e kam mundësinë për të zhvilluar një ndërtim dhe as nuk e marr vesh. Thjesht u përpoqa nga dashamirësia e publikut në terren që më thanë ‘ty ta besojmë se je djalë i mirë, na gjej një ndërtues’. Kështu ka lindur historia!
Kur për këtë e ka të drejtën një qytetar i panjohur, pse mos ta kem unë? Kaq është kjo! Biles nga lajmet padrejtësisht jam penalizuar nga shteti, duke mu zvogëluar benefitet që pretendoja. E prapë them nuk më intereson. Letrat janë aty, të vijë kush të dojë dhe t’i kontrollojë dhe ta kuptojë se jam shumë i pastër në këtë aspekt“, tha ai./Pamfleti