Shëndet

Qimet në vesh/ Nuk do e BESONI dot se çfarë tregojnë ato për shëndetin tuaj

Shkencëtarët kanë gjetur një ndërlidhje mes qimeve të zeza në kanal të veshit dhe sulmeve në zemër. Fillet e këtij studimi datojnë qysh nga viti 1973, kur New England Journal of Medicine kishte publikuar studimin e Dr. Sanders T. Frank dhe ekipit të tij, të cilët e kishin identifikuar rrudhosjen diagonale të laprës së veshit, të cilën e kishin quajtur “Shenja e Frankut”, si indikator i sëmundjeve koronare të arterieve.

Ky studim i vitit 1973 ishte vetëm fillimi. Në vitin 1984, një grup i doktorëve nga Nju Jork e kishin publikuar një artikull në New England Journal of Medicine ku elkishin propozuar të njëjtën teori që qimet e zeza në kanalin e veshit janë të ndërlidhura me sëmundjet koronare të arterieve.

Studimi kishte përfshirë 43 meshkuj dhe 20 gra dhe 90% e pjesëmarrësve të studimit që kishin pasur qime në të dy veshët kishin raportuar për probleme kardiake. Sipas shkencëtarëve, përfshirë edhe Richard F. Wagner, kjo ishte ekspozimi afatgjatë ndaj androgjenit, që është hormoni më i rëndësishëm mashkullor, pas testestoronit, e që kishte shpirë në bllokimin e arterieve si rezultat i prodhimit të tepër të qelizave të kuqe të gjakut.

Ndërkaq, veshët e bllokuar në dimër janë një gjendje e zakonshme me të cilën përballen shumica prej nesh për shkak të ftohjeve dhe kollitjeve të përsëritura kur një virus infekton hundën dhe fytin. Përveç veshëve të bllokuar, mund të vuani edhe nga rrjedhja e hundëve, kongjestioni, së bashku me dhimbjet e trupit dhe temperaturën. Mjekët thonë se gjatë temperaturave të ulëta, kur ju kap gripi, ai mund të shkaktojë dhimbje të shurdhër në vesh dhe rreth tij për shkak të inflamacionit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button