Plagoset me armë zjarri një person në Lezhë, detajet e para
Nje plagosje me arme zjarri ka ndodhur gjate natës në Lezhë.
Një person është plagosur në afërsi të fshatit Gryke Zezë.
I plagosur është E.Gj dhe është derguar me urgjence tek trauma.
Sipas burimeve, i riu dyshohet të jetëvetëplagosur në kembën e majtë dhe me pas është dërguar drejt spitalit.
Ngjarja ndodhi në një bar.
Ndërkohë policia po heton edhe pista të tjera tëmundëshme.
Njoftimi
Lezhë
Ne spitalin e Lezhës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. Gj., 45 vjeç, banues në Rraboshtë, Lezhë.
Nga hetimet paraprak dyshohet se shtetasi M. Gj., është vetëplagosur me armë zjarri, në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit/SYRI.net