Lajme

Kush është Alfred Dedja, 50-vjeçari që u ekzekutua në Ndroq 

50-vjeçari që mbeti i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në një lokal, në Ndroq, dyshohet të jetë Alfred Dedja nga Burreli.

Mësohet se Dedja është qëlluar në afërsi të një lokali në Ndroq. Policia ka mbërritur në vendngjarje, së bashku me ambulancën. Ende nuk dihen detaje të tjera nga vrasja. Ajo që dihet për viktimën është se është një person i skeduar për vjedhje dhe trafik droge. 

Në vitin 2014, Alfred Dedja është arrestuar pasi akuzohej për vjedhje. Ai u prangos në ambientet e spitalit “Nënë Tereza” në kryeqytet, pasi dyshohej se kishte thyer xhamat e disa automjeteve të parkuar, duke vjedhur dhe sendet personale dhe një shumë parash.

Ai rezultoi të ishte autor i mbi 15 vjedhjeve të ndodhura dhe kishte marrë shuma të mëdha parash, sende personale, çanta, lap-top etj, materiale të cilat gjendeshin në brendësi të makinave të vjedhura. Mësohet se Dedja i kryente vjedhjet në makinat që u përkisnin të afërmve të pacientëve që ishin shtruar në spital.

Ndërsa në vitin 2017, është vënë në pranga për trafik të lëndëve nrkotike. Në Mat u zhvillua operacioni “Minuta e fundit”, në kuadër të të cilit u sekuestruan 6 kg kanabis si dhe u vunë në pranga 3 shtetas: Alfred Dedja, Jurgen Alzeneli dhe një 18-vjeçar, të gjithë banues në qytetin e Burrelit./SYRI.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button