ShowBiz
“Nëse dua, mund të kem marrëdhënie me pesë djem”, Xheneta nuk ‘mban më’
Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një debat mes banorëve Xheneta dhe Driloni ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë kësaj fundjave.
Gjatë diskutimit, Xheneta u shpreh me vendosmëri lidhur me të drejtën e saj për zgjedhjet personale.
“Ti flet vetëm për puthjet e mia, që janë diçka shumë normale. Nëse dua të puthem me pesë djem, apo edhe të kem marrëdhënie me ta, kjo është e drejta ime”, tha ajo, duke theksuar lirinë dhe autonominë e saj.
Nga ana tjetër, Driloni reagoi duke theksuar qëndrimin e tij personal: “Ti nuk po më pranon që unë nuk dua të bëj gjëra të tilla”, tha ai, duke sqaruar se nuk dëshiron të përfshihet në situata intime./Pamfleti