Lajme

“Kam dokumentet, do i bëj publike”, paralajmërimi i fortë i Berishës: Politikanë të lartë të implikuar direkt te dosja “Toyota Yaris”

Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh gjatë konferencës me gazetarët nga selia e PD se disponon dokumente për politikanë të rëndësishëm në vend, të implikuar në dosjen e “Toyota Yaris”. Ai paralajmëroi se do t’i bëjë publike materialet që disponon, në të cilat, sipas tij, ka të dhëna përvëluese për zyrtarë të lartë.

Gjithashtu, kreu i PD akuzoi se ai u mbajt qëllimisht i izoluar dhe në arrest shtëpie, siç shtoi, për të mos dalë të vërtetat për disa nga çështjet e bujshme që janë në hetim.

Gjithçka disponon Sali Berisha, do të ua paraqesë ju. Po kam dokumente për politikanë të lartë, direkt të implikuar dhe unë do t’i paraqes para jush. Unë ju thashë, sepse shumë e drejtë pyetja e shtruar. Pse e quan Skapin organizatë kriminale, është gjë shumë e rëndë, apo s’është. Nuk mund ta quaja kurrë nëse nuk do të kisha ato dokumente. Nuk shkon. Kurse ai është kreu i një organizate kriminale se fle mbi to. Fle mbi to se e kanë kapur mat me Ymer Lalën, për arsye se Luftar Reçi e ka denoncuar Ymer Lalën për vrasje dhe zotëria e tij në 19 pyetje si ka bërë asnjë pyetje për vrasjen dhe e ka ekzauruar nga vrasja. Pra ata që menduan se duke më ndryrë mua në arrest në shtëpi, do të mund të shpëtonin nga të vërtetat, tani do të përvëlohen prej tyre”, u shpreh Berisha.

/(BalkanWeb)

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button