Biden mesazh Vuçiçit: Bëj hapa përpara drejt normalizimin të raporteve me Kosovën
Në mesazhin e tij në Ditën e Shtetësisë së Republikës së Serbisë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara inkurajon Beogradin që të bëjë hapa përpara drejt normalizimin të raporteve me Kosovën.
Në këtë pikë, kreu i Shtëpisë së Bardhë garantoi edhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë nga afër me ju, me Prishtinën dhe me partnerët tanë nga BE-ja, për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm”, tha Biden.
Ky i fundit kujton edhe3 disa qëndrime të Serbisë që ka mbajtur sa i përket luftës në Ukrainë.
“Është e rëndësishme që ne të mbetemi të bashkuar në dërgimin e mesazheve të fuqishme të mbështetjes për Ukrainën dhe në dënimin e luftës brutale që Rusia e ka zgjedhur vetë”, thotë Biden
Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin rus të Ukrainës, por nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë.
Ndërkohë Prishtina dhe Beogradi që prej vitit 2011 janë në negociata për normalizimin e raporteve me tyre.
Por ngjarja në Banjskë dhe episode të tjera që pasuan e kanë vështirësuar edhe më shumë këtë proces.
Një tjetër çështje që duket se po ndikon është edhe ajo për dinarin serb në Kosovë.
Zyrtarë të administratës amerikane kërkuan tërheqjen e këtij vendimi, duke paralajmëruar se çështja mund ta rrezikojë partneritetin me SHBA-në, dhe inkurajuan Kosovën që të angazhohet në dialog me Serbinë./OraNews