Lajme

“Humor anglez”/ Britanikët “vuajnë” për Shën Valentin, pasi mungojnë trëndafilat për shkak të BREXIT

Edhe pse lulet janë simbol i Shën Valentinit, duket se qytetarët në Britani e vuajnë faktin që nuk ka mjaftueshëm. Mediat kanë shkruar se rritja e barrierave doganore për shkak të procesit të Brexit, ka bërë që edhe importi i këtij produkti të jetë në kuota minimale

Dita e Shën Valentinit përveç dashurisë sjell edhe problematika, sidomos ku ka mungesë të trëndafilave.

Një pjesë e mirë e qytetarëve në Britani nuk gjejnë për Ditën e Shën Valentinit këtë Vit.

Shkak duket se është bërë rritja e barriera doganore për shkak të procesit të Brexit, ka bërë që edhe importi i këtij produkti të bëhet më i vështirë.

Mediat shkruajnë duke ju referuar menaxherit të “Gjirafa Flower” në Manchester, se procedurat në pikat e kalimit kufitar ka sjellë vonesa në mbërritjen e produkteve, por edhe kosto të shtuara për lulet.

Kjo kompani lulesh, operon me dy dyqane në qytetin verior anglez, dhe pret të shesë rreth 7 000 trëndafila për ditën e Shën Valentinit.

Një buqetë më trëndafila të kuq në këtë dyqan shkon rreth 40 paund, por deri në vitin e ardhshëm pritet të kushtoj më shumë, rreth 50 paund.

Ndërsa një tjetër luleshitëse thotë se priste që çmimet e luleve të rriteshin deri në 20% si rezultat.

Që nga 31 janari, tregtarëve të disa produkteve shtazore dhe bimore, si mishi i ftohtë dhe i ngrirë, vezët, djathi dhe disa lule të prera, u kërkohet të paraqesin Certifikatat e Shëndetit të Eksportit (EHC) tek autoritetet britanike.

Industria holandeze e eksportit të luleve ka kundërshtuar gjithashtu vendosjen e kontrolleve kufitare për këtë produkt.

Qeveria britanike thotë se është e përkushtuar që të ofroj shërbimin më të mirë në pikat kufitare duke punuar me sistemin më të avancuar të kontrollit në botë, por bizneset – duke filluar nga luleshitësit apo edhe prodhuesit e ushqimeve – janë të shqetësuar./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button