ShowBiz
Shokon Kevin i Big Brother: I dashuri i mamit më fuste në dush me ujë të ftohtë
Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Kevini ia ka rrëfyer të gjitha “Vëllait të Madh”.
Familja, padrejtësitë e jetës, ikja e babait nga jeta e tij, Kevini i tregon të gjitha në linjën e jetës.
“Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh Kevini.
Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini.
Ai po ashtu tregoi eksperiencat e këqija me njerkun e tij.
“Më ka futur në dush të ftohtë, kur se kam dëgjuar, ai më mbyllte në dhomën time”, tha ai pos tjerash./Pamfleti