“S’kam bërë kurrë botoks apo filler”, Paris Hilton tregon se ku qëndron sekreti i saj për t’u dukur sa më e re
Miliarderja Paris Hilton ka pohuar se ajo kurrë nuk bën botox apo fillers.
Ylli i reality show pohoi në “Zach Sang Show” të premten se po “punon” për të shmangur plakjen pa ndihmën e asnjë ndërhyrje estetike.
“Ndihem shumë krenare që jam krejtësisht natyrale ,” i tha ajo prezantuesit. “ Kam qëndruar larg diellit. Unë kurrë nuk kam bërë botoks, filler, asnjë operacion, asgjë.”
Hilton shpjegoi se ajo ka ruajtur shkëlqimin e saj rinor falë këshillave të nënës së saj Kathy Hilton për kujdesin e lëkurës.
“Nëna ime më tha kur isha 8 vjeç: ‘Paris, qëndro larg diellit’”, kujton ajo. Dhe më pas ajo më mësoi këtë rutinë të mrekullueshme të kujdesit të lëkurës me 10 hapa. Kështu që unë fjalë për fjalë e kam bërë këtë që kur isha 8 vjeç.”
Hilton gjithashtu vuri në dukje se ajo ndërtoi një SPA në shtëpinë e saj. Ka terapinë me dritë LED “më epike”, ofron Hidrafaciale dhe krioterapi dhe ka një dhomë hiperbarike.
Një dhomë hiperbarike përdoret për terapinë me oksigjen që furnizon personin brenda me 100 për qind oksigjen, i cili mund të shërojë indet e dëmtuara, sipas Klinikës Cleveland.
Ajo më parë e quajti këtë dhomë ” burimin e rinisë ” së saj në një intervistë për People./LIVING