Bota
Autobusi del nga rruga dhe bie në greminë, të paktën 7 pasagjerë të vdekur, mbi 30 të lënduar
Të paktën shtatë persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë mbetën të lënduar, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor që u regjistrua dje në rajonin San Martin në veri të Perusë, njoftoi Ministria e Brendshme e vendit.
Aksidenti ndodhi në autostradën e Fernando Belaunde Terry, kur një autobus u përplas me një furgon në një kthesë të fortë.
Shoferi i autobusit humbi kontrollin, duke bërë që mjeti të devijojë nga rruga dhe të bjerë në greminë.
/OraNews