Lajme

Deklaratat për NATO-n, Tare: Donald Trump synon marrëveshje me Rusinë për riformatimin e interesave

Ndërsa analizohen deklaratat e kandidatit për President të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në lidhje me vendet anëtare të NATO-së, Auron Tare thotë në një lidhje për “Open” në News 24, se ish-Presidenti synon që të bëjë marrëveshje me Rusinë për të riformatuar interesat.

“Trump e shikon politikën ndërkombëtare në një këndvështrim tjetër. Ai e ka thënë disa herë se ka ardhur koha që të ulemi me Rusinë për një riformatim të interesave.

Nuk ka pse amerikanët të kenë këtë gogolin e madh, Rusia, Rusia dhe të harxhojnë para pafund për vendet e tjera kur mund të bëjnë një marrëveshje me Rusinë siç u bë një marrëveshje me Rusinë për të shikuar interesat ruse në zonën e saj të influencës. Ai e ka thënë se Shtetet e Bashkuara nuk kanë pse të merren më me vende ku ka interesa Rusia”, tha Tare./bw

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button