“Si ia bëjnë beqaret kur kanë epsh?”, pyetja që ‘la pa tekst’ Egla Cenon
Egla Ceno ka marrë një pyetje në Instagram, aspak të zakontë.
Pak ditë më parë, dikush e ka pyetur fituesen e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”, në lidhje me beqarinë.
“Një pyetje kam, përse beqaria është kthyer në monotoni? Dhe si ia bën një femër kur ka epsh???? Dhe nuk ka një mashkull në krah????”, i ka shkruar një ndjekës.
Në fakt Egla nuk i ka kthyer përgjigje këtij komenti, por ka treguar se pse vendosi që ta postonte në “Instastory”.
“Qëllimi im i vetëm kur postoj k’si lloj komentesh është që të ndaj nivelin absurd të vetëdijes dhe pandjeshmërisë njerëzore në shoqërinë tonë. Ju e dini që jam një grua e “vaksinuar” ndaj injorancës në përgjithësi dhe personalisht nuk më prek asgjë që thuhet nëpër rrjetet sociale. Shkrihem së qeshuri por edhe tmerrohem… se injoranca të bën gjëmën!
P.S., këtë pyetje ekzistencialiste edhe vet Nietzsche do e kishte zili”, shkruan aktorja e njohur në postimin e saj në “Instastory”.
/Pamfleti