Life Style

Adoleshentë vr*sës, Malaj: Tiktoku është një pjesë, por nuk është thelbi i problemit, thelbi është moskomunikimi, humbja e modelit në familje

Emisioni “Ora e Betit” në “Ora News” iu dedikua këtë të mërkurë dhunës së adoleshentëve e cila ka degraduar deri në vrasje të kobshme siç ishte ajo e 14-vjeçarit Martin Cani pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ku ai dhe vrasësi i tij i të njëjtës moshë ishin nxënës.

Për të kuptuar më shumë mbi shkaqet dhe pasojat se pse shoqëria shqiptare po prodhon vrasës që në moshën e adoleshencës e ftuar ishte ekspertja e Arsimit Nora Malaj.

“Ju që në krye të herë transmetuat një kronikë ku renditeshin në mënyrë kronologjike vrasjet e fëmijëve.

Dhe teksa flasim duket se ne po e rinisim nga pika zero. Sepse ne po jetojmë ende në tranzicion prej 34 vitesh. Dhe këtu qëndron rrënja e problemit, një rrënjë që ka marrë në qafë brezat dhe po merr në qafë një element shumë të fortë që është filozofia e familjes dhe filozofisë së jetës.

Sot kemi 3 kategori prindërish: kemi prindër biologjik, të cilët kanë bërë fëmijë dhe këtu mbaron detyra e tyre; kemi prindër part-time, që janë pjesërisht me fëmijët; dhe kemi prindër që prindërojnë bukur dhe që janë full-time.

Sot kemi një shkollë që për fatin e dhimbjes time, sepse kam pasur detyra shumë të rëndësishme në karrierën timë, dhe na duket sikur kemi bërë një vrimë në ujë dhe në fund të ikën një fëmijë 30 metra larg shkollës, mbrapa Prokurorisë së Përgjithshme dhe pak metra nga Ambulanca Qendrore dhe të gjithë njerëzit janë pritësa dhe indiferentë ndaj gjësë.

Dhe papritur atij fëmije i bëhet nënë një grua e rastësishme sepse ai fëmijë po kërkonte nënën e tij.

E kuptoni pra që kjo nuk është një ngjarje, por është tragjedi në 2024-ën, jo vetëm e lajmëruar dhe paralajmëruar, dhe për të hequr fajin duam që atë t’ia japim një mekanizmi që është Tiktoku.

Ky është një pjesë, por nuk është thelbi i problemit. Sepse thelbi i problemit është moskomunikimi, humbja e modelit, mos empatia ndaj tjetrit.

Thelbi i problemit është politika që futi luftën e klasave para viteve ’90-të, ku gjuha iku nga ajo e vlerave tek ajo e anti-vlerave dhe arrijmë sot në një situatë që ti dëgjon një parlament të dhimbshëm në komunikimin e tij. Dhe mësuesi është kapur mat se nuk ka çfarë të bëjë”, u shpreh Nora Malaj.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button