Vendet evropiane ku është e ndaluar të ngasësh makinën me xhupin veshur, gjoba deri në 200 euro
Nëse drejtoni makinën me një xhaketë apo pallto dimërore në Spanjë, mund të merrni një gjobë deri në 200 euro. Ideja e këtij rregulli është se xhaketa e dimrit ju kufizon kur drejtoni makinën, domethënë ju kufizon lëvizjet pas timonit. Në Spanjë e njëjta gjë vlen nëse mbani shall apo doreza. Drejtimi i makinës me një pallto të rëndë mund të ndikojë në aftësinë tuaj për të drejtuar makinën, përdorimin e ndërruesit të shpejtësive dhe kontrollet e tjera të makinës dhe ta bëjë të pamundur lidhjen e duhur të rripit të sigurimit.
Drejtimi i makinës me xhaketë dimërore është gjithashtu e ndaluar në Britaninë e Madhe. Gjoba është 120 euro. Nëse policia ju kap duke hequr xhaketën gjatë drejtimit të makinës, gjobat mund të jenë edhe më të larta, deri në 6000 euro. Ndërkaq, makinat moderne janë të pajisura me një numër sensorësh, duke përfshirë ata që monitorojnë nivelin e ndriçimit jashtë automjetit. Kur, për shembull, zgjidhni funksionin Auto në çelësin pranë timonit, dritat do të kalojnë automatikisht nga dritat e ditës në dritat e ulëta ose edhe dritat e gjata (nëse e keni këtë opsion). Por, me funksionin Auto, ekziston një problem dhe ai është mjegulla. Sensorët monitorojnë vetëm nivelin e dritës jashtë automjetit, por nuk mund të zbulojnë nëse jeni duke drejtuar makinën në mjegull.