Life Style

Andresa na prezanton për herë të parë me djalin e saj

Andresa Ambrosio është ish-balerina e sambas e cila hyri në botën e televizionit pa asnjë pretendim pasi ajo nuk e kishte ëndërruar asnjëherë më parë ekranin.

Shumë shpejt vajza nga Brazili me humorin dhe energjinë e saj u bë një figurë e dashur për publikun shqiptar.

Krah moderatorit të njohur Ardit Gjebrea në “E Diela Shqiptare”, ajo ishte padiskutim një figurë që spikaste.

Sot ajo rikthehet pas 2 vitesh në studion e “Rudina” në Tv Klan, por kësaj here jo vetëm. Andresa vjen për herë të parë së bashku me djalin e saj, Rafaelin.

Lidhja e saj e dashurisë gati 13-vjeçare me avokatin italian Mirko, u bekua para dy viteve me një fëmijë.

Rudina Magjistari: Jeni në Shqipëri apo keni lëvizur me Mirkon në Itali?

Andresa Ambrosio: Pak në Brazil, pak në Itali, sepse ka babain dhe familjen Mirko dhe pak këtu. Një muaj këtu e një muaj andej.

Rudina Magjistari: Po tre vende shumë të bukura. Ndërkohë që Rafaeli kënaqet duke parë veten e vet mesa shikoj në ekran dhe duket që po i pëlqen. Është hera e parë që del në televizor apo jo?

Andresa Ambrosio: Fiks, fiks në program është hera e parë.

Rudina Magjistari: Po dhe do e ketë kujtim gjithë.

FOTO/ Andresa na prezanton për herë të parë me djalin e saj
FOTO/ Andresa na prezanton për herë të parë me djalin e saj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button