Life Style

Njohja me bashkëshorten, Mevlan Shanaj: Natasha u rrëzua kur më pa, prindërit e saj nuk më donin se…

Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka rrëfyer në Top Channel njohjen me bashkëshorten e tij dhe si lindi dashuria e tyre.

Ai u ndal në kohët kur të dy ata ishin student dhe si filloi çdo gjë, teksa foli dhe për dy fëmijët e tyre.

“Ishim studentë. Unë në vitin e fundit për aktor, Natasha në vitin e parë për gazetari. Kishim godinat pranë, karshi.

Natasha vinte nga Korça. Një ditë isha ushtar me automatik te godina, shërbim te depo e armëve.

Më vjen kjo goca së bashku me një shoqe tjetër dhe unë se çfarë i thashë ashtu, me humor.

Natasha u hutua dhe u rrëzua. Kështu jam njohur me Natashën.

Tani Natasha thotë që atë natë më ka parë në ëndërr, kaq e hutuar ka qenë.

Natasha ishte te godina qendrore, unë isha të Universiteti i Arteve dhe disa herë shiheshim e këmbeheshim. Kështu ishte fillimi.

Prindërit e Natashës? Sigurisht që nuk donin. Aktor, mysliman, këta korçarë, histori të tjera (qesh). Pastaj krenoheshin me mua.

Vajza quhet Era. Studioi në Holandë, u njoh me një holandez dhe na ka bërë gjyshër me binjakë, sot jetojnë në Uashington.

Joni (djali) jeton në Shqipëri dhe është pedagog në Universitetin e Arteve për regji filmi. Joni është kthyer, ka bërë shumë vite në Suedi.

Ka bërë gjimnazin atje, dy universitete dhe tani është në Tiranë. Jam i kënaqur, siç janë prindërit kur fëmijët kanë rezultate, kur janë të mbarë.

Nuk është për t’i rënë gjoksit, por kemi qenë me fat”, u shpreh Shanaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button