Life Style

“Mos merr dhe mos jep borxh në këtë ditë”, Meri Gjini paralajmëron këtë shenjë Horoskopi

Astrologe Meri Gjini ka bërë në “7pa5” parashikimin e Horoskopit për ditët e fundit të javës.

Mërkuri te Shigjetari ka tendencën për të nxjerrë në sipërfaqje më të mirën sot edhe nesër.

Me Marsin te Luanët jepet mundësia që të funksionojmë te pavarur nga frikërar dhe hezitimet. Jemi më të guximshëm.

Pavarësisht entuziazmit dhe humorit nuk është ende momenti i risqeve të mëdha, sidomos në lidhje me ekonominë. Është momenti për nisje, por nisje të mirëmenduar.

Nga sot dhe deri të martën e javës që vjen, lëvizjet ekonomike duhet të jenë të mirëmenduara. Edhe kur duhet të jepni edhe kur duhet të merrni. Çdo veprim venoseni në agjendë pas të martës, për të shmangur zhgënjimet.

Dashi
Është një katër ditësh që mund të fshehi pak nervozizëm në raport me kohën. Vonesat dhe shtyrjet mund ta acarojnë dhe ngarkojnë pak. Fundjava shoqërohet me zhgënjime perosnale, por ka të bëjë më tepër me jetën në çift.

Demi
Jo kredi këto ditë, deri të martën. Këmbimet dhe lëvizjet me lekun vendosini në agjendë javën që vjen. Bashkimi i Mërkurit dhe Venusit bën të mundur që kalimi në faza të ndryshime të jetë i butë.

Binjakët
Sot edhe nesër ka dy ditë shumë të mira. Mërkuri dhe Venusi është përball tyre duke bërë një hyrje të fortë dhe të mirë. Kjo do bëjë që të ndihen mirë dhe të kenë zhvillime të mira në çështjet e karrirës. Fundjava do bëjë që në jetën në çift të jenë të kujdesshëm, diskutimet lërini për nga e hëna.

Gaforrja
Sot edhe nesër janë dy ditë të mira në punë. Do ndihmojnë për një ritëm të kënaqshëm për zhvillimin e agjendës së tyre. Në fundjavë, Marsi është në hyrje të fortë dhe do bëjë që të futen në një fazë që do analizojnë ku janë dhe çfarë duhet të korigjojnë.

Luani
Një ritëm dhe një agjendë e ngjeshur dhe ngarkesa që kanë të bëjnë me detyrime familjare apo të bashkëpuntorëve. Të shpenzuarit kohë për të tjerët do dominojë agjendën deri nga mesi i javës së ardhshme. Fundjava do jetë e mbingarkuar, mos merrni përsipër më shumë se ç’mund të mbani.

Virgjëresha
Me këtë Mars te Luanët ka një tendencë të fortë për të qenë tolerant. Në gjykimin dhe në kritikën më të vogël do thonë “e lemë farë”. Kjo do jetë e fortë edhe në punë dhe në jetën personale. Por të marrin frymë thellë pasi nuk ja vlen ta lini fare për gjëra shumë të vogla. Momenti i ndryshimit të tyre do vonojë dhe pak. Mos u dorëzoni.

Peshorja
Duket sikru kanë një lloj ngarkese agjenda e punës së tyre për arsye sociale, miqësore apo për detyrime që i kanë zgjedhur për t’i marrë përsipër për hatër të dikujt. Sot edhe nesër ka vend për tu korigjuar çështjet e punës. Përsa i përket fundjavës, nevoja për arrati të vogla do jetë e fortë.

Akrepi
Përsa i përket mënyrës se si do të zhvillohet 4 ditëshi i fundit i javës është shumë e rëndësishme se si do të veprojnë në lidhje me lëkun. Për ditën e shtunë dhe të dielë duhet të fitojnë kohë edhe në rast se u kërkohet borxh nga njerëz shumë të afërt apo familjarët. Kjo për të shmangur çdo lloj mërzitje që do kalojë përtej fundjavës. Përgjigjen jepeni nga e hëna në vazhdimësi. Përsa i përket ditës së sotme dhe të nesërme, çdo gjë shkon mirë, me përjashtim të lëvizjeve bankare. Shtyjini.

Shigjetari
Me Mërkurin dhe Vensuin te vetja dhe me Marsin te Luanët bën një periudhë mjaft intensive. Ajo që është e rëndësishme për sot edhe nesër, çfarë kanë shkresa për të dorëzuar apo paraqitur, si në institucione si me eprorët dhe në çdo çështje tjerër do ishte mirë t’i vendosin në agjendë që në orët e para sot, dhe nesër. Venusi te ju, ju bën të ndiheni pak të dobët, kujdes me fizikun.

Bricjapi
Me këtë Mars dhe Venus do të duhet të mbyllin ujdira, të mbyllin kapituj dhe të sqarojnë gjëra. Çfarë ka të mbartur, keqinterpretime, keqkuptime, shkresa që duhen korigjuar, mund të vendoset në agjendë nga sot dhe në vazhdim. Ky Saturn në pozicionin që është duket sikur i gjen në mes. Mund ta gjejnë veten si diplomat që duhet të qetësojnë palët. Është një rol që u shkon.

Ujori
Duke qenë që Saturni është në familje të dytë, problematikë mbetet ende çështjet e ekonomisë. Do duhet të vendoset në agjendë çdo lloj diskutimi në lidhje me zgjerimin ekonomik apo për zgjidhje të çështjeve të ekonomisë së tyre. Në Fundjavë nuk mungon shija e zhgënjimit dhe pikërisht nëse kërkojnë ndihmë ekonomike.

Peshqit
Kanë Saturnin me vete në këtë katërkëndësh me Vensuin. Kjo bën që ngarkesat emocionale dhe familjare të jenë shumë të ndjeshme. Kjo hyrje katërkëndore bën që çdo gjë në kohën e vet. Të duruarit të fituarit. Nuk është koha për nxitim dhe vrap. /vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button