Bota
I premtoi se do ta merrte në punë nëse fitonte, nipi vret xhaxhain kryebashkiak pas mosmbajtjes së premtimit
Hilmi Sen, kryebashkiaku i qarkut Baliseyh të provincës Kirikkale, Türkiye, ka ndërruar jetë në spital pasi u qëllua me armë, raportojnë mediat turke.
Në incidentin që ndodhi në distriktin Baliseyh, kryebashkiaku Hilmi Sen u qëllua nga një individ, i cili dyshohet të jetë nipi i tij.
Sen, i cili u plagos rëndë, u dërgua në Spitalin Shtetëror Baliseyh. Nga atentati mësohet se janë plagosur edhe 3 persona që ndodheshin me kryebashkiakun.
Ka humbur jetën edhe shoferi i kryebashkiakut, Mikail Celikkol.
Arsyeja e vrasjes dyshohet të jetë premtimi që kryebashkiaku i kishte dhënë të afërmit të tij për ta punësuar dhe mosmbajtja e premtimit nga kryebashkiaku ka çuar në konflikt.
/SYRI.net