Bota

Barcelona në alarm të kuq, “rrezik ekstrem” për përmbytje

Një alarm i kuq për “rrezik ekstrem” për shkak të shiut të rrëmbyeshëm është lëshuar për Barcelonën, pasi kudo në Spanjë ekipet e kërkimit vazhdojnë të pastrojnë zonat e përmbytura.

Të paktën 217 persona kanë vdekur pas shiut të dendur në Spanjën lindore që shkaktoi përmbytje që shkatërruan pothuajse gjithçka në rrugën e tyre.

Njerëzit u bllokuan në vetura dhe shtëpi, ndërsa ujërat u rritën në zonën e fatkeqësisë javën e kaluar, shkruan Sky News. Gjashtë ditë më vonë, operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon për numrin e panjohur të personave të zhdukur.

Dhe ndërsa vuajtjet e popullit vazhdojnë, parashikohet më shumë shi për disa pjesë të vendit./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button