Ho*ror në kryeqytet/ Gjendet një kokë e prerë në rrugë, të rinjtë e kapin me dorë duke menduar se është dekor për Halloween por…
Një ngjarje e tmerrshme është regjistruar pasditen e së shtunës në Edinburg. Kalimtarët të cilët kishin dalë në rrugë për të festuar Halloween gjetën një kokë të prerë në mes të rrugës. Një grup burrash, e morën duke menduar se ishte dekorative për shkak të ditëve të Halloween.
Policia ka bllokuar menjëherë rrugët përreth dhe u ka bërë thirrje pronarëve të lokaleve që të kërkojnë largimin e qytetarëve dhe mbylljen e dyqaneve në mënyrë që të kryhen hetimet për ngjarjen. Dy skena u vendosën menjëherë në pjesë të ndryshme të së njëjtës rrugë, me mjekësinë ligjore që mblidhte prova dhe dëshmi.
Pak më vonë autoritetet skoceze njoftuan vdekjen e një pensionisti 74-vjeçar, me shkak të vdekjes që u përplas nga një autobus. Duke folur për momentet e tmerrshme, një grua që ndodhej në atë zonë tha se në fillim mendoi se ishte shaka kur dëgjoi që ishte gjetur një kokë në rrugë.
“Ishim tek Bannerman për një pije. Në sfond luante edhe një bandë. Dhe më pas u bë njoftimi. Nuk dëgjuam sepse kishte shumë bujë, por kur mbaruam pijet dhe donim të largoheshim, një anëtar i stafit na ndaloi dhe pyeti nëse dëgjuam se policia ishte jashtë sepse një kokë e prerë ishte gjetur në Cowgate.
Unë gati qesha sepse ishte fundjavë Halloween dhe mendova se ishte një shaka, por shkuam në lokal dhe stafi na tha se ishte e vërtetë. Na thanë se Policia urdhëroi mbylljen e pijetores. Pashë tre makina policie dhe pesë policë në një tendë argjendi. E gjithë zona ishte e mbyllur. Ishte një skenë shumë surreale,” tha ajo.
Në të njëjtën kohë, përfaqësuesit e Policisë u kërkojnë përdoruesve të rrjeteve sociale që të ndalojnë ripublikimin e videos dhe fotove që shfaqin kokën e prerë për respekt për familjen e 74-vjeçarit.
“Ne dimë për videot dhe fotot, të cilat shkaktojnë pikëllim për familjen e të ndjerit dhe për ata që i shohin pa dashje. Ne dëshirojmë t’u kërkojmë njerëzve që të mos i ndajnë ato në shenjë respekti për familjen e tyre, por edhe t’i raportojnë për të parandaluar përhapjen e tyre të mëtejshme. Ka shumë thashetheme dhe dua të siguroj komunitetin lokal se ky ishte një incident i izoluar dhe nuk ka asnjë rrezik për publikun.
Ishte një ngjarje tragjike. Ne po hetojmë shoferin dhe oficerët e trafikut që punojnë me policinë lokale po vazhdojnë hetimet. Kushdo që ka informacion që mund të ndihmojë hetimet duhet të telefonojë policinë,” tha Kryeinspektorja Trisha Clark ./gsh