Life Style
Këngëtarja shqiptare: Si ma rrëmbyen shoqen e ngushtë, në ’97-n
Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një ngjarje personale te ndodhur në trazirat e ’97-ës.
Ajo u tregoi banorëve se si bandat në Elbasan kishin dalë të rrëmbejnë gocat, ‘viktimë’ e tyre mbeti një shoqe e saj.
Ne ishim 16-17 vjeçe. Ecnim me frikë deri shkonim tek kalaja, aty unë kisha tezen time.
Nuk e harroj asnjëherë atë frikë që dëshironin të na rrëmbenin, dhe njërën nga shoqen tonë e kanë rrëmbyer.
Ajo më vonë u mesua se ishte në Itali. U shpëtua nga murgeshat dhe pas një viti shfrytëzimi të saj në Itali ajo arriti të denoncojë gjithë grupin dhe të shpëtonte”, tha Rovena./TEMA