Milaimi i ashpër me banorët: Të gjithë i njohim kush i mbush hundët e kush pi, por nuk jemi këtu për gjëra të tilla
Opinionisti i Big Brother, Milaim Zeka, u ka reaguar ashpër banorëve për një diskutim që u krijua rreth alkoolit.
Ai tha se për të gjithë e di se çfarë bën, por që në këtë format nuk duhet të shfaqin gjëra të tilla.
I njëjti thotë se duhet të përcjellin mesazhe të mira te publiku, e mos të reklamojnë ato që nuk duhet.
Të gjithë i njohim privatësinë e njëri-tjetrit, kush i mbush hundët e kush pi dhe kush ka fjet 48 orë jo në krevat por në tualet nga alkooli dhe droga, por nuk jemi këtu për të folur për gjëra të atilla”, u shpreh ai.
Tutje, Zeka theksoi: “Ju që jeni brenda duhet me përcjell mesazhe te familjet kundër abuzimit. Kam kolegë të mit që janë penduar nga abuzimi dhe e kanë ndërpre, ju po e reklamoni alkoolin, kur pini futjani gjumë”.
E ashpër ka qenë edhe Olta, e cila e kritikoi në veçanti Rezart Veleshnjën për lojën e tij dhe për ofendimet kundrejt të tjerëve.
Po vazhdojnë debate të shumta në spektaklin e natës së sotme (e hënë). /Telegrafi/