Lajme

Meta 10 ditë në observim tek burgu Nr.313, më pas niset drejt paraburgimit të Fierit. Pritet ti bashkohet, Ervin Salianjit

Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, i arrestuar nga SPAK në 21 Tetor, do qëndrojë 10 ditë në ambientet e paraburgimit Nr.313 në Tiranë dhe më pas pritet të transferohet në drejtim të burgut të Fierit, ku do ti bashkohet deputetit të PD, Ervin Salianji.

Qëndrimi i Metës në paraburgimin Nr.313 konsiderohet si periudha e observimit. Kryetari i PL-së këto ditë ka qëndruar pa televizor dhe asnjë mjet komunikimi me botën e jashtme.

Një burim pranë këtij burgu tha për gazetarin e “Ora News”, Elton Qyno, se ish-funksionari i lartë i Shtetit Shqiptar, po qëndron i vetëm në një nga dhomat e sektorit vip të këtij burgu.

Ilir Meta, është vizituar në qeli nga Drejtori i Burgut, psikologët dhe shefat e Policisë së Burgjeve, për ta pyetur rreth konflikteve që ai ka me persona të tjerë që ndodhen në burg.

“…kjo është një procedurë normale që bëhet për këdo person të arrestuar, ku qëllimi është krijimi i një profili dhe identifikimi i konflikteve me persona të tjerë të dënuar dhe paraburgosur.

Meta tashmë është vizituar nga psikologët dhe socilogët e burgut që kanë vlerësuar raportin psikologjik.

Kjo periudhë quhet “Observim” dhe pritet që pas 10 ditë qëndrim në këtë situatë, ai të transferohet në një paraburgim tjetër…”-tha një burim për “Ora News”.

Kryetari i “Partisë së Lirisë”, gjatë komunikimit me administratën e burgut ka shfaqur pëlqimin që pas përfundimit të periudhës së “Observimit”, të transferohet në drejtim të burgut të Fierit, ku qëndron duke vuajtur dënimin me 1 vit burgim, deputeti i PD, Ervin Salianji.

Këtë kërkesë Meta, e ka argumentuar se aty ndihet më i sigurtë dhe sipas tij, në këtë burg është opozita e vërtetë.

Ndërkohë në të njëjtin burg ndodhet dhe ish-bashkëpuntori më i ngushtë i Ilir Metës, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili po vuan dënimin e dhënë nga SPAK për inceneratorin e Elbasanit, skandal ky që u kallëzua në SPAK nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokratike.

Në burgun e Fierit ndodhet dhe ish-zyrtari i LSI-së dhe më pas deputeti i PS-së, Alqi Bllako.

Ndaj Ilir Metës, SPAK ka lëshuar masën e “arrestit në burg” për akuzën e “Korrupsionit Pasiv i funksionarë të lartë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mosdeklarim pasurie” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”/oranews.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button