Rikthehen takimet me shqiptarët, PS nuk kursehet, posteri i Ramës “mbulon” kullat e New York-ut
Kryesocialisti Edi Rama ka udhëtuar ditën e djeshme drejt New York-ut për të rinisur turin e ndërprerë “Krenar për Shqipërinë”.
Takimi me shqiptarët që jetojnë në SHBA do të zhvillohet paraditen e së shtunës, në orën 11:00 me orën lokale.
Ndërkaq një banderolë e stërmadhe ku njoftohet takimi është shpërfaqur në një nga zonat kryesore në Manhatan.
TAKIMI NË SELANIK
Më pas është konfirmuar dhe një rikthim i Ramës si pjesë e turit edhe në Greqi, por kësaj here në datën 3 Nëntor do të jetë në Selanik.
Ndryshe nga takimet e Majit në Athinë dhe Milano formati do të jetë më i ngushtë, takimet do të zhvillohen në holle hotelesh dhe jo në stadium.
Në New York pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë shqiptarë dhe nuk do mungojnë këngëtarët në nisje të takimit. Fjalimet e konfirmuara janë ato të drejtuesit politik të diasporës Taulant Balla dhe kryeministrit./OraNews