“SPAK-u publikoi sekretet hetimore”, Kryemadhi: Vajza ime është operuar në moshën 6 vjeçe. A është hetuar Rama për operacionet e… Po Veliaj a është hetuar?
Një ditë pasi Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK dhe ndaj saj u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitje, deputetja e PL-së Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për mediat në Kryesinë e Kuvendit.
Kryemadhi tha se aty në kamera gjate arrestimit ka dalë edhe një “motherfu***”, që godet Metën, teksa ka sqaruar se do ta respektojë masën “detyrim paraqitje” të dhënë dje nga GJKKO-ja,
“Do ta respektoj drejtësinë e kastruar të Ramës. Edhe Ghandi e bëri burgun. Nuk kanë argument dhe iu duheshte që ta mbyllin brenda Metën. Kur e kanë kërkuar ata Metën dhe nuk iu ka shkuar ndonjëherë?
Na del dhe një motërfuck*r aty që e godet në kokë. Kush është policia e Neritan Nallbatit. Policia e grupit të Shijakut, që kontrollon Portin e Durrësit. Për inceneratorët nuk hetohet asgjë”, u shpreh Monika Kryemadhi.
deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar akuzat e Prokurorisë së Posaccme, e cila ka zbardhur sekretin hetimor, në shkelje të ligjit, ku sipas saj, SPAK heton vetëm opozitën dhe jo maxhorancën.
“Mirë për fëmijën tim, por për operacionet e djalit të Ramës të kuruar për kancer a ka hetuar SPAK-u kush dhe sa janë paguar?”, u shpreh Kryemadhi.
Monika Kryemadhi: Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK kur për hir të së vërtetës kam menduar që qoftë edhe për shkak të këtij ambienti mosbesues ata duhet të ishin korrekt në marrëdhëniet që kanë të bëjnë me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin. Janë thirrur qindra njerëz familjarë dhe bashkëpunëtorë të mi. Janë rrëmbyer janë zhveshur, të huaj dhe shqiptarë janë intimiduar janë kërcënuar madje i është kërkuare që të bëjnë edhe deklarime të rreme.
Deklarata e djeshme e SPAK ku fliste për pastrimin e parave, operacionit të Monika Kryemadhit ka cënuar sekretin hetimor.
Ndihem shumë e fyer që SPAK gënjen në deklartën kur thotë 106 mijë euro. Në moshën 6 vjec fëmija im është operuar dhe mjeket i kenë dhënë një javë jetë nëse nuk bëhej ndërhyrja. Ka bërë edhe dy ndërhyrje të tjera. Ka bërë edhe Ilir Meta një operacion shëndetësor në 2013 që nuk e ka paguar Ilir meta por e kam paguar unë dhe Meta nuk e di. Ilir Meta nuk ka paguar në jetën e vet as një shishe ujë.
Kam paguar unë çdo gjë dhe çdo transaksione në shkollat e fëmijëve të mi, kam paguar unë dritat dhe ujin. Edhe rrogën e Ilir Metës e kam marrë unë në bankë. Ilir Meta është marrë vetëm me politikë.
Monika Kryemadhi komentoi deklaratën e SPAK ditën e djeshme menjëherë pas arrestimit të dhunshëm të Ilir Metës.
Ajo u shpreh se ka dorëzuar prokurorit të çështjes 5000 faqe për familjen e saj dhe 3000 faqe për nënën e saj. Kryemadhi e quajti masën e sigurisë “detyrim paraqitje” si proces politik, ndërsa shtoi se erdhi pas denoncimit të saj për inceneratorët e Tiranës, Fierit dhe Elbasanit.
“Përveç korrektësisë sime e kam njoftuar dhe dërguar prokurorit të çështjes mbi 5 mijë faqe që nga viti 1995 të familjes sime, mamasë time dhe familjarëve të tij. Mamaja ime e ka pasur rreth 3 mijë faqe, ndërsa unë 5 mijë faqe. Që ka kur ka nisur procesi është një proces politik, ka ardhur nga denoncimi për inceneratorët e Elbasanit, Tiranës dhe Fierit.
Indinjata ime dje erdhi pas deklaratës së SPAK ku kam menduar se për shkak të këtij reagimi, duhet të ishin shumë korrekt me lidhjen që ka të bëjë me Kryemadhi dhe Metës. Sot jam si Kryemadhi dhe jo si ish-bashkëshortja e Metës”,tha Kryemadhi. Kujtojmë që ndaj Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës janë ngritur disa akuza për korrupsion nga SPAK./OraNews