Bota
Mijëra të evakuuar në Itali pas shirave të dendur
Disa mijëra njerëz janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre për shkak të shiut të dendur në veri të Italisë.
Në Bolonja dhe zonat përreth, mbi 2 000 banorë e kaluan natën në strehimoret emergjente ose me familjen dhe miqtë. Disa rrugë janë zhytur në ujë dhe një 20-vjeçar vdiq në makinën e tij mes përmbytjeve.
Rajoni Emilia-Romagna, është goditur nga stuhitë që kanë shkaktuar dëme të vlerësuara në disa milionë euro.
Disa pjesë të Italisë jugore, përfshirë Kalabrinë dhe Siçilinë, kanë përjetuar gjithashtu përmbytje në qendrat e qyteteve gjatë ditëve të fundit. Meteorologët parashikojnë një lehtësim të situatës në ditët në vijim./OraNews