Vendi

Vranësira dhe reshje shiu, si parashikohet moti për fundjavën! Temperaturat ulen deri në 6 gradë Celsius

Vranësira, reshje shiu dhe ulje të temperaturave, parashikohet moti gjatë fundjavës, sipas SHMU.

Dita e shtunë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellime.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet  të ulët në jug dhe pjesërisht përgjatë vijës bregdetare.

Dita e diel do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira deri në orët e mesditës më pas mot i kthjellët.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 20m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 3-5 ballë.

/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button