Life Style

Rasti që u bë viral në rrjet – Bën tatuazh emrin e vajzës, por pas ADN zbulon se babai është dikush tjetër

Një futbollist brazilian që ka luajtur dhe me Real Madrid, është bërë protagonist i një ngjarjeje të çuditshme.

Ish-gruaja e Vinicius Tobias, blogerja Ingrit Lima, tregoi përmes një postimi në rrjetet sociale se 20-vjeçari nuk është i ati i të sapolindurës Meit.

Vinicius Tobias kishte bërë tatuazh emrin e vogëlushes para se të mësonte se nuk ishte babai i saj biologjik.

Mbrojtësi aktual i Shakhtar Donetsk realizoi një tatuazh që shkruan: “Meit, të dua”.

“Unë dhe Vinicius nuk kemi qenë bashkë për disa kohë. Gjatë kësaj kohe, isha në lidhje me dikë tjetër, siç ishte dhe Vinicius. Ne të dy pamë jetët tona.

Gjatë kësaj kohe erdhi në jetë edhe Meit. Kemi bërë një test ADN-je dhe Meit nuk është vajza e tij”, shprehu ndër të tjera blogerja Ingrit Lima.

Ajo tha se babai i vajzës është një fatorino.

/TEMA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button