Vendi

Vranësira dhe kthjellime, pritet të ketë reshje të pakta, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Përgjatë relieveve malore në orët e mesditës dhe kryesisht pasdite në veri dhe në qendër të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i lindjes me shpejtësi mesatare 6m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 10 m/s. Deti i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 21°C
në zonat e ulëta 15 deri 27°C
në zonat bregdetare 15 deri 26°C/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button