Bota

Sherr në trafik, shoferi që*llon për vdekje 20-vjeçarin

Shoferi i një veture të tipit Dodge Durango ka vrarë brutalisht një shofer tjetër, pas një zënke që patën në trafik.

Shoferi i Durango shihet duke vrapuar nëpër autostradën 5 në Los Angeles në afërsi të rrugës Lorena, duke mbajtur në dorë një pistoletë. Por, para se shoferi të ikte, sulmuesi shkrep tetë plumba nëpërmjet derës që ishte e hapur në veturën në lëvizje.

Gjithashtu të shtëna krijuan kolona kilometërshe në autostradën e Los Angeles, kurse autoritetet e kryen punën derisa morën të gjitha provat në vendin e ngjarjes.

Megjithatë shumë pak dihet për identitetet e të përfshirëve në të shtënat, kurse policia ka arritur të identifikojë të vrarin që ishte në të 20-at. Ata gjithashtu njoftuan se janë në kërkim të dy personave të dyshuar në sulmin vdekjeprurës./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button